23. Shtator 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

 

Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,  

 

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

 

se për bartësin e projektit „Baruti Group“ sh.p.k., nga Ulqini, është sjell Aktvendimi nr. 06- 492/20-2, datë  11.09.2020 vj. ku është vendosur,  që nuk është i nevojshëm  punimi i elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të  objektit afarist banesorë - Aneksi A dhe Aneksi B, në kuadër të Planit detal urbanistik “Fusha e Ulqinit“,  zona “B” nënzona 5,  në parcelën e përbashkuar urbanistike, të cilën e përbëjnë parcela urbanistike nr. 28, 32, 33 dhe një pjesë e parcelës urbanistike nr. 29, në  Komunën e Ulqinit.

 

Bartësi i projektit mund të kryej punimet në përputhshmëri me normat teknike në fuqi dhe standardeve të përcaktuara ligjore për këtë llojë veprimtarie, me detyrimin që gjatë procesit  të ndërtimit dhe  shfrytzimit të objektit të aplikojë të gjitha masat e parapara të mbrojtjes.