08. Shtator 2020.

Në bazë të nenit 13 te Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Opinionin e interesuar

Se bartësi i projektit  „Telenor“ sh.p.k. nga Podgorica, ka parashtruar kërkesën për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor për  projektin e ndërtimit të stacionit të telefonisë mobile në Pinjesh 2, në pjesën e  parcelës  katastrale nr. 7246/14  KK Ulqin, komuna e Ulqinit.  

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është  deri të merkurën,  me 16. 09. 2020 vj.