17. Korrik 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,  

L A J M Ë R O N

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar se bartësi i projektit  „Tula Company“ sh.p.k., Totosh p.n.,  Ulqin, ka parashtruar kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratit  e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor për projektin e Linjës për përpunimin e gurit dhe metalit, në Braticë,  Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të shikojë dokumentacionin e dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit.

Afati i shikimit publik  dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 27.08.2020 vj. (e ejtë).

Tribuna publike rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet në  ambientet e kompanisë  „Tula Company“ Totosh p.n.,  Ulqin, me datën 20.08.2020 vj.( e ejtë) me fillim në orën 10.30.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Elaborati i vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor për projektin e Linjës për përpunimin e gurit dhe metalit, në Braticë

Data: 17. Korrik 2020. | Madhësia: 5.68MB | Adobe PDF