08. Maj 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”,
nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,

L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar

se bartësi i projektit „Benicomerc“ sh.p.k., Tivar, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën
e punimit të elaboratit, për projektin e Furrës së bukës „Dukat“ në parcellën katastrale 1572 KK
Krythë- Anë e Malit , Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në
lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra
numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së
Ulqinit.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën
Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri të
hënën, me 18. 05. 2020 vj

Elaborati: Beni Commerce

Data: 09. Maj 2020. | Madhësia: 6.44MB | Adobe PDF