KOMUNA E ULQINIT
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,
L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar
se për bartësin e projektit „Majstori HYKAJ“ sh.p.k., Kodra p.n., Ulqin, është sjell Aktvendimi nr. 06-9/20-2 i datës 10. 02. 2020vj. ku është vendosur, që nuk është i nevojshëm punimi i elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të punishtes për gurëgdhendje, në parc. katastrale nr. 43/1KK Ulqin, Komuna e Ulqinit.
Bartësi i projektit mund të kryej aktivitetin e vet në përputhshmëri me normat teknike në fuqi dhe standardeve të përcaktuara ligjore për këtë llojë veprimtarie, me detyrimin që gjatë procesit teknologjik të shfrytzimit të objektit të aplikojë të gjitha masat e parapara të mbrojtjes.
Aktvendimi HykajData: 19. Shkurt 2020. | Madhësia: 1.45MB | Adobe PDF