28. Janar 2020.

Në bazë të nenit 24 te Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Opinionin e interesuar

Se për bartësin e projektit „Telenor“ sh.p.k. nga Podgorica, është sjell Aktvendimi nr. 06-530/19-5 datë 24.01.2020 vj. për dhënie pëlqimi në elaboratin për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të stacionit të telefonisë mobile në Zogaj, në pjesën e parc. kat. nr. 979 dhe 980 KK Zogaj, Komuna e Ulqinit.

Në procedurën e regult të vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë është konstatuar se elaborati i projektit të stacionit të telefonisë mobile ne Zogaj është i punuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë („Fl. Zyrt. MZ“, nr. 075/18) dhe që përmban masat e definuara për parandalim, zvoglim dhe mënjanim të ndikimeve të dëmshme në ambient jetësorë.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit