KOMUNA E ULQINIT
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,
L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar
se bartësi i projektit „Majstori HYKAJ“ sh.p.k., Kodra p.n., Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e Funksionimit të punishtes për premje guri, në parcelën katastrale nr. 43/1, në Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri të hanën, me, 03. shkurt 2020 vj
Majstori Hykaj d.o.o.Data: 21. Janar 2020. | Madhësia: 7.26MB | Adobe PDF