16. Janar 2020.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

se bartësi i projektit „Sinani Company“ sh.p.k., Shtodër- Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e Funksionimit të punishtes për produkte të drurit, në parcelën katastrale nr. 179/8, Krythë e Ulqinit, në Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri të premten, me 24. Janar. 2020 vj.

Sinani Company d.o.o. Ulcinj

Data: 16. Janar 2020. | Madhësia: 6.26MB | Adobe PDF