Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18), Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit,
L A J M Ë R O N
Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar se bartësi i projektit „R.H. Promet“ sh.p.k., nga Bijelo Pole ka paraqitur kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratin e vlerësimit të ndikimit për projektin e ndërtimit të hotelit me 4*, në kuadër të PDU “Gjerana1“, parc. urb. nr. 137, të përbëra nga pjesët e parc. kat. nr. 5968/17, 5968/16 dhe 5968/15 dhe në par. urb. nr.151 dhe 152 të përbëra nga parc. kat. nr. 5968/13 dhe 5968/14 KK Ulqin, Komuna Ulqin.
Në lidhje me këtë Ju ftojmë të bëni shikimin në elaboratit të sipërpërmendur, pranë zyrave të Sekretarijatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, Komuna Ulqin, kati I, nr.76, ditëve të punës prej orës 11.00 deri 14.00.
Afati i shikimit publik si dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 13.01.2020 vj. (e hënë).
Tribuna publike rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet në ambientet e hotel “Edita”- Gjerana 1, me datën 07.01.2020 vj.(e marte) me fillim në orën 11.30.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
EZO Hotel EditaMadhësia: 4.45MB | Adobe PDF