Në bazë të nenit 14 te Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
Opinionin e interesuar
se për bartësin e projektit „Crnogorski Telekom“ sh.a. Moskovska29 nga Podgorica, është sjell Aktvendimi nr. 06- 532/19-2 datë, 05.12.2019 vj. ku është vendosur, që nuk është i nevojshëm punimi i elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e vendosjes së objektit të përkohshëm- instalimit të kutisë (outdoor kabinet) për telefoninë fikse, në lokacionin „Brajshë“, në parc. kat. nr. 1245 KK Brajšë, Komuna Ulqin.
Bartësi i projektit mund të fillojë me realizimin e projektit, konform normativave dhe standardeve teknike në fuqi për këtë lloj të objektit, me obligimin që gjatë ndërtimit dhe kohës së eksploatimit të objektit, të aplikojë masat e nevojshme për parandalimin e ndikimimeve të dëmshme në ambientin jetësor, si dhe të parashikojë dhe aplikojë masat e duhura për mbrojtjen e ambientit në rast të incidenteve eventuale ekologjike.