22. Nëntor 2019.

KOMUNA E ULQINIT 

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit 

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, 

L A J M Ë R O N 

opinionin e interesuar 

se bartësi i projektit „Crnogorski Telekom“ sh.a. nga Podgorica, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e vendosjes së objektit të përkohshëm- instalimit të kutisë (outdoor kabinet) për telefoninë fikse, në lokacionin „Mali i Bardhë“, në parc. kat. nr. 437/2 KK Ulqin, Ulqin. 

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit. 

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri me 28.11.2019 vj.