Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18), Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit,
L A J M Ë R O N
Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar se bartësi i projektit„Telenor“ sh.p.k. nga Podgorica ka paraqitur kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratin e vlerësimit të ndikimit për projektin e ndërtimit të stacionit të telefonisë mobile në fshatin Zogaj, në pjesën e parc. kat. nr. 979 dhe 980 KK Zogaj, Komuna Ulqin.
Në lidhje me këtë Ju ftojmë të bëni shikimin në elaboratin e sipërpërmendur, pranë zyrave të Sekretarijatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, Komuna Ulqin, kati I, nr.76, ditëve të punës prej orës 11.00 deri 14.00.
Afati i shikimit publik si dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 20.12.2019 (e premte).
Tribuna publike rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet në sallën e vogël të K.K. Ulqin, me datën 10.12.2019vj. me fillim në orën 11.30.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
Telenor - Elaborati stacionit të telefonisë mobileData: 09. Dhjetor 2019. | Madhësia: 11.35MB | Adobe PDF