05. Nëntor 2019.
Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,
L A J M Ë R O N
Opinionin e interesuar
Se për bartësin e projektit, Cungu Hyrije nga Ulqini. është sjell Aktvendimi nr. 06- 502/19-2 datë, 02.11.2019 vj. ku është vendosur që, nuk është i nevojshëm punimi i elaboratit për projektin e ndërtimit të objektit - Shtëpia e ullirit, për prodhimin dhe degustimin e vajit të ullirit”, në pjesën e parc. kat. nr. 7993 KK Ulqin, në Ulqin.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit