Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit,
L A J M Ë R O N
Opinionin e interesuar
Se bartësi i projektit, Cungu Hyrije nga Ulqini. ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmërinë e punimit të elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin - Shtëpia e ullirit, për prodhimin dhe degustimin e vajit të ullirit”, në pjesën e parc. kat. nr. 7993 KK Ulqin, në Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimit në formën e shkruar është deri me 31. 10. 2019, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientitit.