23. Prill 2019.
Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar
se për bartësin e projektit “Mediterraneo Gradnja- Construction“ sh.p.k. nga Ulqini, është sjell Aktvendimi nr. 06- 179/19-3 datë, 18.04.2019 vj. ku është vendosur që, nuk është i nevojshëm punimi i elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të Apart hotelit në parcellen urb.nr.79, zona B, PDU “Ulqini Qyteti“, lokaliteti Pinjesh, në Ulqin.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit