Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
organet, organizatat dhe opinionin e interesuar
se bartësi i projektit - NP për menaxhim të të mirave detare të Malit të Zi, nga Budva, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmërinë e hartimit të elaboratit për projektin e rregullimit dhe ndërtimit të rrugës për këmbësorë nga hoteli “Albatros” deri te “Kepi i Gjeranave”
Në lidhje me këtë ftojmë organet, organizatat dhe opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit përkatës, të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri me 02. Mars, 2019 vj.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit