04. Shkurt 2019.

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar se bartësi i projektit „Geštenja MNE“ sh.p.k.Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit     për projektin e ndërtimit të objektit afarist banesorë në kuadër të PDU“Fusha e Ulqinit“, parc. urb. nr.31, në Zonën B, parc. kat. nr. 30/104 KK Fusha e Ulqinit,  Ulqin.

 

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

 

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është deri  me 08.02.2019 vj.