22. Janar 2019.

Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar se bartësi i projektit„Karisma Hotels Adriatic Montenegro” sh.p.k. nga Podgorica, ka paraqitur kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratin e vlerësimit të ndikimit për projektin e ndërtimit të objektit Hotel Holiday Villages, depadans, faza e II-të, në kuadër të studimit të lokacionit „Pjesa e sektorit 66-grupimi i hoteleve ekzistues“-Plazha e Madhe, në Zonën D, në pjesën e parc. urb. nr. 11, të cilën e përbëjnë parc. kat. nr. 16/3,16/4,16/5,16/6,16/10,67/4,126/1,126/2,127/1,127/2,127/3,128/1,129,130, 131, 132/1, 132/2, 132/3, 133 KK Shtoji posht, Komuna  Ulqin.  

Në lidhje me këtë Ju ftojmë të bëni shikimin në elaboratin e sipërpërmendur, pranë zyrave të Sekretarijatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, Komuna Ulqin, kati I, nr.76, ditëve të punës prej orës 11.00 deri 14.00.

Afati i shikimit publik si dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 06.02.2019 (e merkure).

Diskutimi publik në lidhje me elaboratin në fjalë, do të mbahet në sallën e vogël të K.K. Ulqin, me datën 06.02.2019 vj. me fillim në orën 11.30.