29. Tetor 2018.

Në bazë të nenit 20 të Ligjit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11, 27/13 dhe 52/16), Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, 

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar se bartësi i projektit  „DIJARI“ Sh.p.k.   ka parashtruar kërkesë për të dhënë pëlqimin në elaboratin e vlerësimit të ndikimit në ambijentin jetësorë për projektin e ndërtimit të  hotelit  në parcellën urbanistike  nr.5 dhe 6, zona B,  nënzona 9,  të cilën e përbëjnë  parc. katastrale nr. 30/183  dhe 30/627,  KK Fusha e Ulqinit.  

Në lidhje me këtë, ju ftojmë  që të  shikoni  elaboratin në fjalë, pranë Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, kati I,  zyra  nr.76, ditëve të punës nga ora 11.00 deri në 14.00.

Diskutimi publik për elaboratin,  do të mbahet në  ambientet e  “Dijari” sh.p.k. Ulqin me, 07.11. 2018 ( e merkure),  me fillim në  11.00 ora.“

Afati për shikimin publik, si dhe dorëzimin e vërejtjeve e mendimeve në formën e shkruar, është deri me 08.11.2018,  adresa: Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.