05. Tetor 2018.

„DIJARI“ Sh.p.k. , ka paraqitur kërkesë për të vendosur për nevojshmërinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë, për projektin e ndërtimit të  hotelit, në parcellën urbanistike  nr.5 dhe 6, zona B,  nënzona 9,  të cilën e përbëjnë  parc. katastrale nr. 30/183  dhe 30/627,  KK Fusha e Ulqinit,  Komuna  Ulqin.

 

Në lidhje me këtë, ftojmë opinionin e interesuar që të bëjë shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.