Lajmërim se bartësi i projektit Karamanaga H. Shuqurija nga Ulqini ka parashtruar kërkesë për të dhënë pëlqimin në elaboratin e vlerësimit të ndikimit në ambijentin jetësorë për projektin e ndërtimit të hotelit në parc.urb.UP44, në kuadër të Projektit urbanistik”Pristan”, në Ulqin.
Në lidhje me këtë, ju ftojmë që të shikoni Elaboratin në fjalë, pranë Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, kati I, zyra nr.76, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, është deri me 08.10.2018, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.
Diskutimi publik për Elaboratin, do të mbahet në sallën e vogël të K.K. Ulqin me 08.10. 2018 (e hëne), me fillim në 11.30 ora.