Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit L A J M Ë R O N opinionin e interesuar se bartësi i projektit Karamanaga Hasan Shuqurija, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmërinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të hotelit, në parcellën urbanistike nr.44, të cilën e përbëjnë pjesët e parc. katastrale nr.3207/4 dhe 3208/1 KK Ulqin në kuadër të Projektit Urbanistik „Pristan“ Komuna Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është ditë e martë , me 18.09.2018 vj.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit