Në bazë të nenit 20 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11, 27/13 dhe 52/16) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit L A J M Ë R O N opinionin e interesuar se bartësi i projektit “Mediterraneo Invest” Sh.p.k., nga Ulqini ka parashtruar kërkesë për të dhënë pëlqimin në Elaboratin e vlerësimit të ndikimit në ambijentin jetësorë për projektin e ndërtimit të objektit afarist banesorë dhe turistik në parc. urb. nr.28 në kuadër të PDU “Fusha e Ulqinit” në Ulqin.
Në lidhje me këtë, ju ftojmë që të shikoni Elaboratin në fjalë, pranë Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, zyra nr. 76, kati I, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, është deri me 13.08.2018, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.
Diskutimi publik për Elaboratit, do të mbahet në sallën e vogël të K.K. Ulqin me 10.08.2018, me fillim në 11.30 ora.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit