Në bazë të nenit 24 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
Organet dhe organizatat si dhe opinionin e interesuar
Se për bartësin e projektit “MTEL” Sh.p.k., nga Podgorica është sjell Aktvendimi nr.06-120/18 datës 31.05.2018 me të cilin refuzohet miratimi Elaboratit për projektin: Stacioni i telefonisë mobile “UL 19 - Meteriz“ në Ulqin.
Në procedurën e rregullt të vlerësimit të ndikimit në ambijentin jetësorë për Elaboratin në fjalë, Raportit të Komisionit për vlerësim të Elaboratit dhe Propozimit të Komisionit i cili konstaton se „Elaborati i stacionit të telefonisë në Meteriz nuk duhet të pranohet dhe që antena e vendosur duhet të dislokohet në një lokacion tjetër“, është vendosur që të refuzohet miratimi për Elaboratin e stacionit të telefonisë mobile në Meteriz.
Organet dhe organizatat si dhe opinioni i interesuar mund të kenë qasje në Aktvendimin e sjellur dhe në tërë dokumentacionin që ka të bëjë me këtë lëndë, çdo ditë pune nga ora 12-14 pranë këti Sekretariati.