Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11, 27/2013 dhe 53/16) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
Opinionin e interesuar
Se bartësi i projektit, DOO „MASTERING“ Sh.p.k. ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të objektit afarist-banesorë në parc.urb.nr.27, zona B nënzona 6, pjesa e parc. kat. nr.30/99 KK Fusha e Ulqinit në Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimit në formën e shkruar është me 09, 10 dhe 11.05.2018, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientitit.