Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11, 27/2013 dhe 53/16) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
Opinionin e interesuar
Se bartësi i projektit, „TremaEngineering2” Sh.p.k. ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të objektit afarist-banesorë P=5, në kuadër të PDU-së Fusha e Ulqinit, në parc.urb.nr.7dhe 8, zona B nënzona 3, pjesa e parc. kat. nr.30/30 dhe 30/31 KO Fusha e Ulqinit në Ulqin.
Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Ju lutemi që tekstin e bashkangjitur këti akti, ta shpallni në Televizionin tuaj, për tre ditë radhazi në të dy gjuhët (shqipe e malazeze).Shpenzimet e publikimit i paguan bartësi i projektit, “TREMAENGINERING 2“. sh.p.k.. Ulqin.
SEKRETAR: Mustafa Gorana, inxh i dipl. i makinerisë.