18. Prill 2018.
Lajmërim se bartësi i projektit  Sindikata komunale i Ulqint, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmërinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë

Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Opinionin e interesuar

Se bartësi i projektit  Sindikata komunale   Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmërinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin e ndërtimit të objekteve  banesore, në parcellën urbanistike nr.22, pjesën e parcelës katastrale nr.30/179 nga fleta e patundshmërisë nr.694 KO Fusha e Ulqinit,  Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është ditë  e martë ,  me 08.05.2018 vj.

 Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit