05. Prill 2018.
Lajmërim Se bartësi i projektit   „Vëllezrit Kollari" sh.p.k. , Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin: „ Objekti për prodhimin e vajit të ullirit

Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
 
L A J M Ë R O N
Opinionin e interesuar

Se bartësi i projektit   „Vëllezrit Kollari“ sh.p.k. , Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin: „ Objekti për prodhimin e vajit të ullirit- ulara “Vëllezrit Kollari“  në Mahallë të Re,  Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është   e premte,  me 20.04.2018 vj.

                                
                                  Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit