21. Mars 2018.
Lajmërim bartësi i projektit "MTEL" Sh.p.k., nga Podgorica  ka parashtruar kërkesë për të dhënë pëlqimin në Elaboratin: Stacioni i telefonisë mobile

Në bazë të nenit 20 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
 
L A J M Ë R O N
Organet dhe organizatat si dhe  opinionin e interesuar

Se bartësi i projektit “MTEL” Sh.p.k., nga Podgorica  ka parashtruar kërkesë për të dhënë pëlqimin në Elaboratin: Stacioni i telefonisë mobile “UL 19 - Meteriz“  në Ulqin.  

Në lidhje me këtë, ftojmë të interesuarit që të  shikojnë  Elaboratin në fjalë, pranë Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, zyra  nr. 76,  kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, është deri me 04.04.2018, (e merkure), në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.

Diskutimi publik për Elaboratit e lartëpërmendur,  do të mbahet në sallën e vogël të K.K. Ulqin me 03.04.2018, (e marte), me fillim në orën 12.00