Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11, 27/2013 dhe 53/16) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
Opinionin e interesuar
Se bartësi i projektit, Cungu&Co Sh.p.k. ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin: Adaptimi i objektit egzistues “Magazinë Qendrore” në parc.kat.nr. 5491/1, 5495/2, 5496/1,5496/2, 5497/1, 5498/1,5498/2, 5498/3 dhe 5498/5 KO Ulqin në Ulqin..
Në lidhje me këtë, ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimit në formën e shkruar është deri me 16.03.2018 ( e premte), në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientitit.