Në bazë të nenit 20 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
Organet dhe organizatat si dhe opinionin e interesuar
Se bartësi i projektit “KARISMA HOTELS ADRIATIC MONTENEGRO“ d.o.o nga Podgorica, rr.Cetinjska11, kati V, ka parashtruar kërkesë për të dhënë pëlqimin në Elaboratin e projektit: Adaptimi i kompleksit hotelier “Bellevue” ne Ulqin.
Në lidhje me këtë, ftojmë të interesuarit që të bëjnë shikimin e elaboratit të paraqitur, te zyra numër 76, Komuna e Ulqinit, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, është deri me 14.03.2018, e merkurë, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.
Diskutimi publik për elaboratit në fjalë do të mbahet në sallën e vogël të K.K. Ulqin me 13.03.2018, e martë, me fillim në orën 11.00