Në bazë të nenit 20 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit
L A J M Ë R O N
Organet dhe organizatat si dhe opinionin e interesuar
Se bartësi i projektit Komuna e Ulqinit, Bulevardi “GJ.K.Skenderbeu”, ka parashtruar kërkesë për të dhënë pëlqimin në Elaboratin e projektit: “REKONSTRUIMI DHE NDËRTIMI I SISTEMIT TË UJËSJELLSIT DHE KANALIZIMIT NË KOMUNËN E ULQINIT”
Në lidhje me këtë, ftojmë të interesuarit që të bëjnë shikimin e elaboratit të paraqitur, te zyra numër 76, Komuna e Ulqinit, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.
Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, është deri me 31.01.2018, e merkurë, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.
Diskutimi publik për elaboratit në fjalë do të mbahet në sallën e vogël të K.K. Ulqin me 29.01.2018, e hënë, me fillim në orën 11.30
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit