15. Dhjetor 2017.

Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11, 27/2013 dhe 53/16) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

 

 

L A J M Ë R O N

Opinionin e interesuar

 

Se bartësi i projektit  „Bratica Commerce“ sh.p.k.   ,  ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin:  Vendosja e objektit të përkohshëm- magazinim- shitje, në pjesën e parc. kat. nr.  5411/4 KO Ulqin.

 

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

 

Afati për shikimin  dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimit në formën e shkruar është deri me 21.12.2017 (e ejttë), në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.

 

                                

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit