10. Tetor 2017.

Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Opinionin e interesuar

Se bartësi i projektit  “ Agjensioni për komunikim elektronik dhe veprimtari postare i Malit të Zi ” në Podgoricë  ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin:  „Ndërtimi   i objektit - për dirigjim në distancë  i stacionit   matës-kontrollues në Malin e Bardhë“ në parcellën katastrale nr.5789/1 KO Ulqin, komuna e Ulqinit.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

 

Afati për shikimin  dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 16.10.2017 (e hënë), në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.