04. Tetor 2017.

Në bazë të nenit 12 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Opinionin e interesuar

Se bartësi i projektit  “TAPACIR KURTI ” Sh.P.K., ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojshmerinë e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësorë për projektin:  „Ndërtimi dhe funksionimi i objektit afarist me dedikim prodhimin e mobiljeve  duke përfshirë sallonin ekspozues dhe hapsirën administrative “  

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14.

Afati për shikimin  dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 11.10.2017 (e merkurë), në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit