11. Korrik 2017.

Në bazë të nenit 13 Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare RMZ“, nr. 80/05, dhe “Fleta zyrtare MZ”, nr. 40/10, 73/10, 40/11 dhe 27/2013) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit

L A J M Ë R O N

Opinionin e interesuar

Se për bartësin e projektit-Komuna e Ulqinit, Bulevari “Gj.k.Skenderbeu” Ulqin, është sjell Aktvendimi nr. 06-364/17-2, datë 06.07.2017 vj.  ku  është vendosur që  për  projektin: “REKONSTRUIMI DHE NDËRTIMI I SISTEMIT TË UJËSJELLSIT DHE  KANALIZIMIT  NË KOMUNËN E ULQINIT“ është i nevojshëm vlerësimi i ndikimit në ambientin jetësorë.  Për këtë, i kërkohet bartësit të projektit  Komuna e Ulqinit, që  për projektin në fjalë  të hartojë Elaboratin për vlerësim të ndikimit në ambientin jetësorë.                      

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit