Menjëherë në hyrje të objektit të Komunës së Ulqinit është edhe Zyra e qytetarëve.
Zyra është realizuar në kuadër të projektit Administrata elektronike në vitin 2013, projekt i finasuar nga USAID dhe është pajisur me teknologjinë e fundit.
Në këtë zyrë qytetari mund të dorëzojë kërkesat drejtuar komunës duke plotësuar formularët përkatës dhe të marrë çdo informacion të nevojshëm lidhur me administratën. Çdo kërkesë procesohet në format elektronik dhe në këtë formë arrinë deri te organi përkatës.
Zyra përbëhet nga gjashtë sportele në të cilët është e përfaqësuar administrata lokale si dhe sporteli i postës ku mund të realizohen pagesa të ndryshme.
Zyra punon çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në orën 14:00.