15. Qershor 2017.


Ish kyetari i Komunës gjegjsisht ish sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financat, Fatmir Gjeka ka shumë arsye të jetë i shqetësuar për shkak të dëmtimit të buxhetit të Komunës së Ulqini në shumë prej 68.000 euro.
Ai para organeve gjyqësore me datën 1.4.2013 ka deklaruar qe: “nuk ekziston asnjë fakturë të cilën ia ka fakturuar Komunës së Ulqinit, asnjëra nuk është e vërtetuar, edhe nëse ekzistojnë ato nuk janë të vërtetuara nga pala e paditur (Komuna), dhe se nuk ekziston asnjë obligim ndaj Qumështores në fjalë”, dmth me këtë deklaratë Z. Gjeka provon të kontestojë nëshkrimin e vet  në fatura të cilat në menyrë jashtligjore i ka pranuar dhe vërtetuar.  
Po edhe sikur Komuna të kishte obligim për ato subvencione, kjo do të ishe kompetencë e Sekretariatit për Ekonomi e jo e atij  për buxhet dhe financa, në krye e të cilin ka qenë Z. Gjeka.
Shtrohet pyetja perse ato fatura nuk i ka paguar në kohën kur ishte kryetar i Komunës, apo kur ishte sekretar për buxhet dhe finanacat për tiu shmangur kamatave.Ato nuk I ka paguar, sepse ka qenë i vetëdijshëm që i ka pranuar në mënyrë jashtligjore, gjë që vërteton raporti i ekspertit gjyqësor për financa më datën 11.2.2013, ku në mënyrë eksplicite konstatohet që “subvencionet nuk janë të ardhura të cilat faturohen”.
Tentivat e Gjekës që ta terheq  vëmendjen nga ky rast duke u marrë me komentimin e punës time të deritanishme në krye të Komunës së Ulqin, nuk do t’i sjellin dobi, këto denocime mund t’i bëjë kudo që ka dëshirë.  
Përsa i përket përgjegjësisë për llogarinë përfundimtare për vitin e kaluar, sigurisht që e kam nënshkruar, por vetëm për periudhën gjatë te cilës kam qenë unë kryetar i Komunës, dhe qendroj  pas atij  nënshkrim, kurse për pjesën e Gjekës ai vetë duhet të jap llogari.
Për hir të opinionit, në vazhdim sjellim  linkun ku gjinden dokumentat e përmendura me lart.
 

Deaklarata Fatmir Gjeka

Madhësia: 0.63MB | Adobe PDF

Deklarata përgjegjësisë

Madhësia: 0.43MB | Adobe PDF

Raporti ekspertiti gjygjësorë

Madhësia: 0.42MB | Adobe PDF