28. Nëntor 2024.

Festa e 28 nëntorit në Tiranë kaloi mes shumë aktivitetesh dyditore të organizuara nga Unioni i Bashkive Shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, nga pritja zyrtare në Pallatin e Brigadave, për të vijuar më pas të nesermen me pritjen në Bashkinë e Tiranës nga Kryetari, zotëri Erion Veliaj. Në shesh kishim edhe një emision special, Opinion me Blendi Fevziun, me tematikë kombëtare.

Kënaqësia përmyllëse ishte Parada shqiptare, ku mes shumë pjesëmarrësit, pothuajse nga të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, u prezantuan veshjet dhe kultura jone kombëtare. Në mesin e sfilatës ishin edhe grupet folklorike nga Komuna e Ulqinit, të cilët na prezantuan denjësisht.