30. Korrik 2024.
Manifestimi „Shalqini i Ulqinit"

Për herë të parë në Komunën e Ulqinit, por edhe në Mal të Zi, u organizua manifestimi „Shalqini i Ulqinit“ e cila u mbajt në Shtoj dhe tuboi rreth vetes prodhues të produkteve vendase dhe mysafir e pushues, të cilët në emër të Komunës së Ulqinit i përshëndeti Kryetari i Komunës z. Genci Nimabegu:

 

Të  nderuar prodhues , bujq ,mysafirë dhe të ftuar!

Më lejoni fillimisht t’ju përshëndes në emër të Komunës së Ulqinit dhe t’ju uroj mirëseardhje në këtë aktivitet  që për të parën herë e organizojmë  dhe e kemi pagëzuar,,Shalqini i Ulqinit”. Jo, më kot, aktivitetin e kemi  organizuar në Shtoj, duke ju rikujtuar të gjithëve  që shalqini i prodhuar në tokën e Shtoit ka qenë i njohur dhe i vlerësuar  në të gjithë ish Jugosllavinë dhe më gjerë.

Të gjithë na kanë njohur për  shumëllojshmërinë e  shalqinjve që është prodhuar në Ulqin, për ëmbëlsinë dhe shijen e tyre. Nga duart e bujqve tanë ka dalë prodhim pa konkurencë i shalqinjve në tregun e gjerë, ndërsa amviset tona kanë përgatitur reçele dhe kompote të ndryshme edhe nga  lëkura e shalqinit.

Sot, fatkeqësisht situata ka ndryshuar dhe prodhuesit tanë kanë vështirësi  që të plasojnë në treg ato sasi sa mund të prodhojnë. Andaj, mbetet detyrë permanente e jona që të ndërmarim hapa të duhura e të ndihmojmë prodhuesit e shalqinit që  të depërtojnë në  treg.”

Në fund të fjalimit kryetari Nimanbegu i ftoi të pranishmit, që  të shijojnë frytin e shalqinit dhe prodhimet e tjera të ekspozuara  nga  amvisërit vendase, të cilat siç tha edhe vetë kryetari, dëshmojmë se sofra jonë përherë  pret miq dhe mysafirë.