29. Tetor 2022.
Dita e parë u hap me një tryezë të begatë tradicionale qe solli shijen me te mire autentike e të mikëpritjes së Ulqinit.
Më se 30 prodhues vendor patën mundësinë të paraqesin dhe promovojnë produktet e veta vendore/artizanale.
Programin artistik e ben me madheshtor artistet e mirënjohura Eranda Libohova dhe Tanja Sheter si dhe vallet nga shoqatat kulturore-artistike duke krijuar atmosfere festive për të gjithë. Nuk munguan as aktivitetet e larmishme për fëmijë.
Ky organizim fantastik për dy ditë me rradhë ka per qellim qe te promovoi cilësinë dhe kualitetin e produkteve vendore, te begatoi ofertën turistike si një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik lokal dhe promovimin e potencialit turistik në rajonin rural të qytetit tonë.
Mirënjohje për Sekretariatin për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji, Organizatën turistike për promovimin e produkteve vendore dhe prodhuesve tanë.