Ministri i brendshëm Filip Axhiq me bashkëpunëtorë qëndroi për vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit Ai u prit nga Kryetari i Komununës Omer Bajraktari dhe Kryetari i Kuvendit Ardian Mavriq.Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u tha që ky bashkëpunim do të forcohet edhe metej, veçmas gjatë periudhës së sezonit turistik ku svdidat janë më të mëdha.Komuna e Ulqinit do të ketë përkrahjen permanente të policisë për të penguar dukurinë e lypsave,rregullimin e komunikacionit,por dhe të policisë kufitare që sëbashku me inspektorët në terren të vjelin në masën sa më të madhe taksë banimin që është dhe prioritet i administratës lokale.U tha që gjatë sezonit turistik deri në muajin shtator do të ketë përforcime në rradhët e policisë ,por dhe angazhim të punëtorëve shtesë , për çgjë komuna e Ulqinit ka marë pëlqimin nga Ministria përkatëse dhe bashkarisht do të punohet në tejkalimin e vështirësive. Ekziston po ashtu gadishmëria nga ana e Ministrisë së Brendëshme që kërkesa për hapjen e kalimit kufitar në det në qytetin tonë të jetësohet dhe të jetë në shërbim të zhvillimit të turizmit.
21. Qershor 2022.