Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari dhe Kryetari i Kuvendit Ardian Mavriq ,pritën Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Podgoricë Shkëlqesinë e saj Songul Ozan,Shefin e zyrës së Tikës në Mal të Zi Abdurrahman Toprak, Erdal Karaomeroglu , Këshilltar për çështje tregtare pranë Ambasadës dhe Konsullin e nderit të Turqisë në Mal të Zi Sahret Hajdarpashiq.
Kryetari Bajraktari duke i uruar mirëseardhje mysafirëve i njoftoi shkurtimisht me potencialin ekonomik,turistik dhe kulturor të Ulqinit por dhe për lidhjet e hershme miqësore, dhe përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë qytetit tonë. Bajraktari theksoi se tani jemi të fokusuar në përgaditjen e sezonit turistik ku presim një sezonë të sukseshme. ,,Ne jemi të interesuar për bashkëpunim të gjithëanshëm me investitorët e Turqisë veçmas në fushën e turizmit, bujqësisë, energjetikës dhe fusha të tjera dhe se tek komuna e Ulqinit mund të llogarisin në një partner të sinqertë,,Ambasadorja Songul Ozan ,uroi udhëheqësinë e re të Ulqinit dhe u shpreh e gatshme për përkrahjen e projekteve që vijnë nga Ulqini.Të njëjtën gjë e theksuan dhe këshilltari për çështje tregtare pranë Ambasadës së Turqisë dhe konsulli I nderit. U la që takimet në këtë drejtim të vazhdojnë në Ulqin dhe Podgoricë e ku do të kemi dhe hapa konkret , pasi Ulqini sipas bashkëbiseduesve mbetet një vend me potencial të madh dhe se investitorët e Turqisë janë shumë të interesuar për investime. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Zyrën e Tikës e cila nga 45o projekte që ka realizuar në Mal të Zi që nga viti 2007, një numër i madh prej tyre kanë qenë në qytetin tonë. Pas takimit tejet miqësor me udhëheqësit komunale, delegacioni i Ambasadës së Turqisë vazhdoi takimin me afaristë të sukseshëm të Ulqinit të cilët bashkëpunojnë me firmat turke dhe studentë nga ky mjedis që kanë kryer studimet në Turqi. Afaristët ishin të interesuar që ky bashkëpunim dhe partneritet të thellohet edhe mëtej.
Takimet vazhduan në disa kompani të sukseshme e më pas ata u fokusuan në Bashkësinë Islame të Ulqinit ,ku Tika po realizon një projekt të rëndesishem nga trashegimia kulturore.