29. Nëntor 2024.

Në kuadër të projektit 'Nature returns', Ministria e ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të veriut shpall thirrjen për dorëzimin e biznis ideve për rritjen  e qëndrueshmërisë së zonës së Parkut të Natyrës, Kriporja e Ulqinit (në tekst në vazhdim: thirrja)

 

Ke ide të cilat mund të kontribuojnë në ruajtjen e natyrës? Atëherë pikërishtë ty të kërkojmë!

Nëse ke pasion ruajtjen e natyrës dhe ide inovative biznesi e cila mund të kontribuojë zhvillimit të qëndrueshëm të kripores së Ulqinit, ky është pikërisht rasti për ty! Idetë tuaja mund të ndihmojnë ruajtjen e kësaj zone unike përmes mbështetjes komunitetit lokal dhe ekonomisë.

 

Kush e menaxhon këtë thirje për dorëzimin e biznis ideve?

Ministria e ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të veriut, Podgoricë, Mali i Zi.

 

Idetë të cilat kërkojmë

Bëjmë thirrje që të propozoni ide inovative të cilat do të kontribuojnë në:

  • Promovimin/stimulimin  e prodhimit të kripës dhe produkteve tjera të kripës në mënyrë tradicionale
  • Promovimin/stimulimin e diversifikimit të produkteve vendore të cilat janë të ndërlidhura me prodhimin e kripës
  • Promovimi/stimulimi i mënyrave/llojeve të tjera të prodhimit të kripës (duke përdorur ujin e detit dhe basenet e evaporimit/avullimit)
  • Parandalimi i përhapjes së llojeve invazive bimore dhe shtazore, përdorimi i tyre për qëllime ekonomike, p.sh. gaforrja e kaltër, kallami, tamarika dhe të tjera.
  • Ruajtja e halofiteve, p.sh salikornia - asparagusi i detit
  • Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese industriale
  • Zhvillimi i përmbajtjeve të reja me qëllim të ripërdorimit të infrastrukturës industriale
  • Restaurimi dhe mirëmbajtja e kanalit furnizues nga Kepi i Gjeranave deri në Kripore
  • Aplikimi i burimeve alternative dhe të rinovueshme  të energjisë me qëllim të rritjes të efikasitetit të punës së pompave
  • Zhvillimi i sistemit të ofertave të qëndrueshme për vizitorë siç është interpretimi i natyrës dhe vlerave kulturore/trashëgimisë së parkut të natyrës
  • Ruajtja dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore, peizazhit (p.sh kalimerat) si edhe zanateve tradicionale vendore
  • Përdor
  • imi i peloidit (baltës mjekësore) për qëllime mjekësore, terapeutike dhe kozmetike
  • Ruajtja e ekosistemit, llojeve të mbrojtura dhe habitatet e parkut të natyrës
  • Edukimi mbi ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës dhe diversitetit/llojllojshmërisë  biologjike
  • Zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike në mjedisin jetësor

Shënim: Lista e ideve nuk është përfundimtare, të pranueshme janë edhe ide të tjera të cilat kanë për qëllim të kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të kësaj zone.  .

 

Rreth parkut të natyrës, Kriporja e Ulqinit

Parku i natyrës, Kriporja e Ulqinit ndodhet në atë zonë ku dikur ishin lagunat dhe kënetat e deltës së Bunës. Sot, kjo zonë në rend të parë është e rëndësishme për biodiversitetin e pasur - shumë lloje dhe grupe shpendëve/zogjëve, habitate të ujërave të kripura me halofite të rralla.   Kriporja 'Bajo Sekuliq' ka filluar punën në vitin 1934 dhe prodhimi i kripës ka vazhduar deri në vitin 2013. Me ndalimin e prodhimit të kripës, dmth ndërprerja e rregullimit të sistemit të ujit të detit në hapësirat e kripores, rritet edhe kërcnimi i gjithë ekosistemit që është specifik për këtë zonë.

Kriporja përfshin një hapësirë prej  14,5km² të baseneve me ujë të kripur, kurse hapësira totale është 14,77km².  Është e rrethuar me kanalin i cili bën drenazhën/kullimin e kënetave përreth, duke mos lejuar në këtë mënyrë që të përzihet uji i tyre me ujin e kripur të detit. Është e lidhur me det përmes kanalit të Port Milenës, stacioneve të pompave në Kepin e Gjeranave dhe kanalit furnizues me ujë.

Kriporja është zone e rëndësishme për shpendët që migrojnë, veçanërisht për shpendët e ujit dhe rosat. Vlerësohet se mbi 100 000 shpendë të ujit e vizitojnë këtë zonë në pranverë dhe vjeshtë të paktën një ditë, qoftë për ushqim apo pushim.   Gjatë dimrit, në këtë zonë çdo ditë ka më se 15 000 shpendë. Përveç që kjo zonë është jashtëzakonisht e rëndësishme për shpendët që migrojnë, në kripore jetojnë gjatë gjithë vitit edhe shumë lloje të zogjëve folezues - zogjët e ujit, kënetave, kallamishteve dhe barishteve/zonës me bar.

Bimët halofite  të kripores (Salicornia dhe specie të tjera) janë shumë specifike për shkak të kushteve të kripura në të cilat mbijetojnë dhe janë shumë të rralla në Mal të Zi.

 

Qëllimet e thirrjes:

Për shkak të presioneve, kërcnimeve dhe shpenzimeve të mirëmbajtjes së biodiversitetit dhe habitateve në një gjendje të favorshme në kriporen e Ulqinit, kemi nevojë për qasje inovative sa i përket menaxhimit të kësaj zone. Për këtë arsye duam që të fuqizojmë bashkëpunimin me komunitetin lokal si edhe akterët tjerë relevant në mënyrë që të zhvillojmë zgjidhje inovative për menaxhim të qëndrueshëm të resurseve.

Thirrja është e ndarë në dy kategori:

  • Idetë prioritare të cilat mund të zvogëlojnë kërcnimet (çmimi i lartë i mirëmbajtjes së sistemit të ujit në kripore, llojet e ndryshme invazive,  sanimi shumë i vështirë i infrastrukturës së kripores, oferta e dobët turistike)  dhe të siguroj burime të reja të të ardhurave.
  • Idetë tjera  të cilat do të kontribuojnë mirëqenies së natyrës ose përmirësimit të biodiversitetit, edhe në rast të mossigurimit të asnjë lloj të ardhurash/përfitimesh.

 

Kush mund të marr pjesë?

Thirrja është e hapur për persona fizik dhe juridik, qoftë të vendit apo nga jashtë. Duam të inkurajojmë aplikime nga fusha të ndryshme!  

 

Si mund të lajmëroheni/aplikoni?

Për secilë ide duhet të bëhet aplikacioni veçmas, duke përdorur formën e aplikimit në gjuhën malazeze ose në gjuhën angleze në e-mail sanja.scepanovic@mers.gov.me.

Afati i aplikimit është deri me datë 25.01.2025, kurse idetë e përzgjedhura do të shpallen deri me datë 01.03.2025.

Është me rëndësi të ceket që dorëzimi i aplikimit nuk nënkupton asnjë lloj shpenzimeve financiare apo shpërblimi.

 

Përfitime shtesë

Idetë e përzgjedhura do të kontaktohen që t'iu bashkangjiten projektit „Nature Returns“ , dhe pikërisht në kuadër të këtij projekti ato do të zhvillohen më tutje në bashkëpunim me ekspertët nga fusha e mbrotjes së mjedisit/natyrës si edhe zhvillimit të bizneseve në mënyrë që të ndihmoj dhe stimuloj sipërmarrësit që të fillojnë realizimin e ideve të përzgjedhura të biznesit. 

Idetë e përzgjedhura nga thirrja e parë mund të kenë mundësinë e bashkëfinancimit përmes thirrjes së dytë.

Përveç kësaj, ofertuesit e interesuar do të jenë të ftuar në 'Akademinë e sipërmarrësisë' ku do të kenë rastin që të fillojnë bashkëpunime të reja dhe të lidhen mes vete e në të njëjtën kohë të mësojnë se si të udhëheqin biznesin e vet.

 

Kontakti

Për më shumë informacion, na kontaktoni në: sanja.scepanovic@mers.gov.me

 

Thirrje për dorëzimin e biznis ideve

Madhësia: 0.05MB | MS Word

Formulari i aplikimit

Madhësia: 0.08MB | Adobe PDF

APPLICATION FORM FOR BUSINESS IDEAS FOR THE PROTECTED AREA NATURE PARK ULCINJ SALINA

Madhësia: 0.02MB | MS Word