14. Shkurt 2024.

Bazuar në nenin 15-të Rregullores për zgjedhjen e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare në organet punuese të organeve të administratës shtetërore dhe zbatimin e shqyrtimeve publike në përgatitjen e strategjive dhe ligjeve ("Gazeta Zyrtare e Malit të Zi", numër 41/18.),
Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave paraqet për shqyrtim publik Projektligjin për njohjen juridike të identitetit gjinor në bazë të vetëorientimit dhe shpall:
THIRRJE PUBLIKE
qytetarëve, publikut profesional dhe shkencor, organeve shtetërore, subjekteve politike, organizatave joqeveritare, organizatave ndërkombëtare, mediave dhe të gjitha organizatave dhe komuniteteve të interesuara, t'i bashkohen shqyrtimit publik dhe të japin kontributin e tyre në shqyrtimin e Projektligjit për njohjen ligjore të identiteti gjinor të bazuar në vetëorientim.
Me rastin e shqyrtimit publik për Projektligjin për njohjen juridike të identitetit gjinor në bazë të vetëorientimit, më 19 .shkurt 2024. në sallën e Komunës së Ulqinit do të mbahet tryezë e rrumbullakët nga ora 11:00 deri në ora 13:00.
Sekretariati për Kulturë, Sport, Rini dhe Veprimtari Shoqërore fton përfaqësuesit e subjekteve dhe organizatave të interesuara të marrin pjesë në shqyrtimin publik dhe të japin kontributin e tyre.
Subjektet e interesuara mund t'i paraqesin vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre për Projektligjin për njohjen juridike të identitetit gjinor në bazë të vetëorientimit në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave me shkrim në adresën: Bulevar Svetog Petra Cetinjskog, nr. 130, 81 000 Podgoricë dhe në e-mail: biljana.pejovic@mmp.gov.me dhe tanja.mrakovic@mmp.gov.me, në formularin për paraqitjen e propozimeve, sugjerimeve dhe komenteve për Projektligjin.