Sekretariati për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji i Komunës së Ulqinit ka shpallur 3 thirrje publike për ndarjen e mjeteve mbështetëse për prodhim dhe zhvillim të ullishtarisë, bletarisë dhe prodhimit bimor.
Thirrja për prodhim dhe zhvillim të ullishtarisë si investime të pranueshme parashikon:
- Furnizim me fidane për ullishta të reja;
- Blerjen e mekanizimit dhe paisjeve për vjelje dhe mirëmbajtje të ullinjëve (shkundëse, rrjetat për vjelje, kosat për mirëmbajtje të ullishtës, bluarse të degëve, paisjet për krastitje, pajisje per deponimin e vajit të ullirit- enë inox);
- Blerja e sistemit për ujitje.
Shuma e mbështetjes është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme për investim. Shfrytëzuesit mund të përfitojnë shumë maksimale të mbështetjes deri në 700,00 €.
Për thirrjen për zhvillimin e bletarisë, parashikohet mbështetja për premiume në bazë të numrit të koshereve, deri në maksimum 10.00 € për kosherë.
Për mbështetje të prodhimin bimor, investimet që mund të mbështeten përmes kësaj thirrjeje publike janë:
- Blerja e makinerive dhe pajisjeve për përgatitjen e tokës, mbjelljen, korrjen, klasifikimin, paketimin dhe ruajtjen e frutave dhe perimeve, folie të zeza;
- Blerja e farës dhe materialit fidanor, si dhe e materialit I cili përdoret në mbjelljen dhe mirëmbajtjen e plantacioneve, pemishteve (kunje, rrjeta mbrojtëse, mjete mbrojtëse dhe ushqimore);
- Blerja e sistemeve të ujitjes (pompat, tubacionet e furnizimit me ujë, tubacionet e shpërndarjes, lidhësit, etj.).
Shuma e mbështetjes është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme për investim. Për blerjen e materialit fidanor është 60%. Shfrytëzuesit mund të përfitojnë shumë maksimale të mbështetjes deri në 700,00 €.
Afati për dorëzimin e kërkesave për thirrjen publike per ullishtari dhe prodhim bimor është deri më 15 nëntor 2023, respektivisht deri me shpenzimin e mjeteve të planifkuara për realizimin e këtij programi.
Afati për thirjen publike për mbështetjen e aktiviteteve për bletari është deri më datë 30 qershor 2023, respektivisht deri me shpenzimin e mjeteve të planifkuara për realizimin e këtij programi.
Informacionet në lidhje me thirrjet publike mund të merren në faqen e internetit të Komunës www.ul-gov.me, e-mail agroul@ul-gov.me ose personalisht në ambientet e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji.
THIRRJE PUBLIKE - për ndarjen e mjeteve mbështetese për aktivitetet e prodhimit bimor për vitin 2023Madhësia: 2.07MB | Adobe PDF
THIRRJE PUBLIKE - për ndarjen e mjeteve mbështetese për prodhimin dhe zhvillimin të ullishtarisë për vitin 2023Madhësia: 2.12MB | Adobe PDF
THIRRJE PUBLIKE - për ndarjen e mjeteve mbështetese për zhvillimin e bletarisë për vitin 2023Madhësia: 1.63MB | Adobe PDF