Komuna e Ulqinit njofton të gjithë të interesuarit se Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave të enjten, me 09 mars, do të prezantojë Agrobuxhetin për vitin 2023.
Prezantimi do të mbahet në sallën e Komunës, me fillim në ora 09:00 që prodhuesit bujqësor të kenë mundësi që në mënyrë më të hollësishme të njoftohen me të gjitha masat të cilat do ti kenë në dispozicion përmes Agrobuxhetit për vitin 2023.
“Theks i veçantë do të jetë në MASAT dhe PROCEDURAT e REJA që duhet plotësuar me qëllim të realizimit të të drejtës për përkrahje”. Qëllimi është që të gjithë prodhuesit të jenë të informuar dhe të aplikojnë në afat dhe me dokumentacion të plotë në thirjet publike që do ti shpallë Ministria.
Në këtë proces Sekretarijati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji do të jetë i gatshëm për informata më të hollësishme, këshilla dhe mbështetje teknike.