Në bazë të nenit 14 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore,
L A J M Ë R O N
opinionin e interesuar
se bartësit të projektit Arben Pali nga Ulqini i është sjell Aktvendimi nr. 06-082/22-149/2 i datës 06.02.2022 vj. ku është vendosur, që nuk është i nevojshëm punimi i elaboratit për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor për projektin Ferma e lopëve qumështore, në parcelën katastrale nr. 2019 KK Krythë, Anë e Malit, Ulqin.
Bartësi i projektit mund të nisë punimet në lokacionin e sipërpërmendur dhe të kryej aktivitetin e vet në përputhshmëri me normat teknike në fuqi dhe standardet e përcaktuara ligjore për këtë llojë veprimtarie, me detyrimin që gjatë shfrytzimit të objektit të aplikojë të gjitha masat e parapara të mbrojtjes.
Në bazë të këtij Aktvendimi, obligohet Bartësi i projektit që në rast të ndryshimit të veprimtarisë apo shtimit të kapacitetit të projektit, të parashtrojë kërkesë të re pranë organit përkatës për vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor.
Rješenje Muzne krave KruteMadhësia: 1.49MB | Adobe PDF