Komuna e Ulqinit njofton të gjithë të interesuarit se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave ka shpallur Thirrje Publike për Masën 3, në kuadër të programit IPARD 2.
Në thirrje mund të aplikojnë subjektet afariste e regjistruara në CRPS (Regjistri Qendror i Subjekteve Afariste) dhe kooperativat që plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj. Me fondet e kësaj thirrje IPARD do të mbështeten shfrytëzuesit nga sektorët e përpunimit të qumështit, mishit, prodhimit të verës, përpunimit të ullirit, peshkut, frutave, perimeve dhe kulturave bujqësore.
Investimet që mbështeten janë:
- Blerja e pajisjeve të specializuara, makinerive dhe pajisjeve për përpunim;
- Automjeteve të specializuara;
- Pajisjeve për trajtimin e mbetjeve;
- Pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit;
- Pajisjeve për burimet e rinovueshme të energjisë.
Mbështeten investime nga 40,000 deri në 1,500,000.00 euro. Afati i fundit për aplikim është 6 marsi.
Zyra e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji është në dispozicion të të gjithë aplikantëve potencialë për mbështetjen e nevojshme teknike në përgatitjen e aplikacionit.