17. Janar 2023.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore,

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

se bartësi i projektit   Arben Pali - fsh. Krythë Ulqin, ka parashtruar kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit  për projektin-Ferma e lopëve qumështore, në  parcelën katastrale nr. 2019 KK Krythë Anë e Malit, Ulqin.

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit.

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore është  deri të premten,  me 26. Janar. 2023 vj.

Dokumentacion për vendimmarrje - Ferma e lopëve qumështore

Madhësia: 2.82MB | Adobe PDF